Sport

Rekordi i zi i Unai Emery në ‘Camp Nou’

0
rekordi-i-zi-i-unai-emery-ne-‘camp-nou’

Një nga stadiumet më të bukura në botën e futbollit është ‘tempulli’ tmerrues për trajnerin Unai Emery.

Emery regjistron një rekord të zi në ‘Camp Nou’, ku pas humbjes së sontme të Villarreal shkon në 13 ndeshje të humbura (të gjitha ndeshjet e zhvilluara si trajner kundërshtar), përcjell lajmi.net.

Trajneri ka kujtime të hidhura në ‘Camp Nou’, sidomos në kohën kur ishte pjesë e PSG dhe përmbysej 6:1 në Ligën e Kampionëve.

Villarreal mund të ketë edhe ndonjë mundësi që të fitojë këtë edicion në ‘Camp Nou’ në Kupë, nëse shorti hedh përballë këto dy skuadra, përndyshe Emery mbetet pa fitore në tempullin e ‘Blaugranave’. /Lajmi.net/

Lexo të tjera