Sport

Rëndohet pozita e Juventusit, pas skandalit me provimin e Suarez

0
rendohet-pozita-e-juventusit,-pas-skandalit-me-provimin-e-suarez

Në lidhje me rastin e shtetësisë italiane të Luis Suarezit, Florenza Sarzanini e “Corriere della Sera”, në fakt, shkruan se ka përgjime të reja midis avokates Maria Turco, e cila përfaqëson bardhezinjtë, dhe drejtorit të përgjithshëm të Universitetit të Perugias, Simone Olivieri.

Nga rindërtimi i ngjarjes na kjo gazetë, mësohet se avokatja e studios së Luigi Chiapperos telefonoi të paktën tri herë drejtuesit e lartë të Universitetit të Perugias, për të shpejtuar provimin për uruguajanin, i caktuar fillimisht për datën 22 shtator, por i afruar më 17 shtator.

Avokatja e Juventusit, nga sa është zbuluar në përgjime, premtonte se do të çonte të tjerë lojtarë të huaj në këtë universitet për të dhënë provimin e gjuhës, çka do të rriste prestigjin e këtij institucioni. Krimi i hipotezuar në këtë rast, është ai i korrupsionit.

Hetuesi mësohet se zotërojnë edhe videon e provimit, bashkangjitur dokumenteve të tjera, dhe do të verifikojnë rregullsinë e testit. Nga rezultatet e hetimeve presupozohet se sulmuesit uruguajan i janë vënë në dispozicion pyetjet para se të jepte provimin. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera