Rozë

Reperi i njohur s’i ndalon ndejat e ‘çmendura’ në mes të pandemisë, mbulon vajzat me para

0
reperi-i-njohur-s’i-ndalon-ndejat-e-‘cmendura’-ne-mes-te-pandemise,-mbulon-vajzat-me-para

Reperi Tyga nuk mërzitet për situatën që është krijuar nga pandemia, andaj vazhdon të argëtohet në maksimum, shkruan lajmi.net.

Nuk janë të rralla rastet kur ai është pjesë e ndejave ku marrin pjesë femra gjysmë të zhveshura, ndërsa kujdeset që pamjet t’ua sjell ndjekësve në rrjete sociale.

Kështu veproi edhe së fundi, ai publikoi një sërë videosh nga një mbrëmje, ku shihet se po argëtohej në maksimum.

Madje, ai nuk kurseu as paratë e shumta që mbante në duar dhe ua hidhte vajzave që po vallëzonin përreth tij e po ashtu e mbulonte edhe dyshemenë me to.

Tyga edhe një herë dëshmoi se nuk i bën fare për masat e pandeminë, andaj vazhdon të argëtohet ashtu siç dëshiron.

Lidhur me veprime të tilla, reperi ishte kritikuar edhe më herët, por këto nuk i merr aspak për bazë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera