Rozë

Revista britanike: Këngëtarët shqiptarë po pushtojnë botën

0
revista-britanike:-kengetaret-shqiptare-po-pushtojne-boten

Suksesi i këngëtarëve shqiptarë komentohet shumë edhe në mediet më prestigjioze në botë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, resvista britanike “The Economist” botoi një arikull me titullin “Çfarë kanë të përbashkët Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max?”.

Prestigjiozja e nis artikullin me fjalët “Këngëtarët shqiptarë po pushojnë botën”, teksa përmenden sukseset e tyre.

Ndër të tjera, në atë arikull thuhet se më herët, tek shqiptarët janë njohur Nënë Tereza (për bamirësi) dhe Enver Hoxha (komunist).

“Tani shenjëtores dhe mëkatarit duhet t’i shtohen edhe këngëtarët”, thuhet ndër të tjera në atë artikull.

Aty përmendet suksesi i Dua Lipës, e cila ka 55 milionë dëgjues mujor në Spotify, Bebe Rexha që ka 24 milionë dëgjues, Rita Ora, e cila kryesoi top-listat britanike me këngët e saj dhe ishte anëtare e jurisë në “The X Factor”.

Po ashtu, edhe Era Istrefi e cila këndoi në Kupën Botërore më 2018, Njomza Vitia si kantautore e këngëtare me origjinë shqiptare, po ashtu edhe Gashi e Ava Max.

Aty ndër të tjera u përmend fakti se si këta artistë me krenari tregojnë para gjithë botës origjinën e tyre.

Bebe Rexha gjatë vizitës së fundit në Shqipëri tha “Zemra ime rrjedh gjak shqiptar”, kurse Dua Lipa në korrik bëri bujë me postimin në Instagram, ku shfaqi hartën e madhe të kombit shqiptar. /Lajmi.net/

Lexo të tjera