Rozë

Ribashkim me Mozzikun? Fansat kapin këtë detaj në foton e Loredanës në Kosovë

0
ribashkim-me-mozzikun?-fansat-kapin-kete-detaj-ne-foton-e-loredanes-ne-kosove

Udhëtimet e shpeshta të Loredanës javët e fundit në Kosovë janë përcjellë me komente të shumta, shkruan lajmi.net.

Kjo ngase rep-artistja u pa disa herë në shoqëri të ish-partnerit të saj Mozzik, duke shtuar dyshimet se janë ribashkuar.

Por, për një gjë të tillë, dyshja nuk kanë preferuar të deklarohen ende.

 

View this post on Instagram

 

Back to the roots 🇦🇱

A post shared by Loredana (@loredana) on

Me të arritur në Kosovë, Loredana publikoi fotografi nga aeroporti dhe një vend që e vizitoi, por e gjithë vëmendja ishte tek një imazh.

Aty, ajo shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare, kurse pas saj shihet një person, për të cilin fansat janë të bindut se është Mozziku. /Lajmi.net/

Lexo të tjera