Rozë

Rihanna kopjon ‘look-un’ e Dafina Zeqirit për sfilatë?

0
rihanna-kopjon-‘look-un’-e-dafina-zeqirit-per-sfilate?

Rihanna së fundi është bërë kryetemë e medieve rozë për sfilatën që e organizoi lidhur me koleksionin e ri të markës së saj “Savage X Fenty”, shkruan lajmi.net.

Në këtë sfilatë kanë parakaluar emrat më të njohur të industrisë së modës, por nuk ka munguar edhe paraqitja e këngëtares.

Rihanna zgjodhi të vishet me të brendshme të zeza me disa elemente me ngjyrë vjollcë, ndërsa flokët i kishte bërë gërsheta.

Një detaj që të bie në sy në këtë paraqitje të saj janë qerpikët, të cilët ishin me ngjyrë blu, kurse të ngjashëm i kemi parë më herët tek një këngëtare shqiptare.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila kishte vënë qerpikë rozë, në klipin e këngës “Million Dollar”, të cilin e solli gjatë muajit gusht.

Në një postim në Instagram, grimeri Arbër Bytyqi që ishte kujdesur për atë ‘look’ të Dafinës shfaqi një foto të një modeles që ishte në sfilatën e Rihannës dhe tha se ngjyra pak është e ndryshme, por që modeli është i njëjtë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera