Bota

Rihanna nuk vendos fare grim teksa darkon me miq në Santa Monica

0
rihanna-nuk-vendos-fare-grim-teksa-darkon-me-miq-ne-santa-monica

Ajo pushtoi titujt e medieve muajin e kaluar me koleksionin e fundit të të brendshmeve, të cilin e zbuloi për “Amazing Prime”, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Rihanna shfaqi fytyrën e përsosur ndërsa zgjodhi një veshje më të thjeshtë për një darkë me miqtë të enjten.

Këngëtarja, 32 vjeçe, veshi një pallto me përmasa të mëdha me një palë tuta të bardham ndërsa largohej nga lokali i Giorgio Baldi në Santa Monica.

Rihanna u shfaq e veshur me stil duke kombinuar tutat e bardha të shoqëruar me pallto të përmasave të mëdha.

Autorja e hitit pamjen e kompletoi me një një çantë tërheqëse Chanel dhe këpucë të bardha, ndërsa dilte nga restoranti pasi shijoi një shujtë italiane.

Rihanna tregoi bukurinë natyrale pasi kishte vendosur krejt pak grim, ndërsa shijoi mbrëmjen me miqtë e saj.

Koleksioni i saj më i ri i të brendshmeve debutoi në një shfaqje mode me yje, në Amazon Prime në tetor.

Angazhimet në punë nuk e ndaluan Rihannën të jetë e zëshme për nevojën e numërimit të të gjitha votave në zgjedhjet në SHBA.

Ndërkohë, fansat e këngëtares presin me padurim që ajo ta publikojë albumin e shumëpritur. /Lajmi.net/

Lexo të tjera