Sport

Rikthimi nga lëndimi, Ndoj: Jam i emocionuar për rikthimin, kalova një periudhë të keqe

0
rikthimi-nga-lendimi,-ndoj:-jam-i-emocionuar-per-rikthimin,-kalova-nje-periudhe-te-keqe

Emanuele Ndoj ka folur pas ndeshjes së Brescia-Pordenone për rikthimin e tij, shkruan lajmi.net.

Ndoj kishte shënuar dy gola në ndeshjen ndaj Pordenone, por megjithatë ai u shpreh i kënaqur me golat por e rëndësishme sipas tij ishte skuadra dhe jo golat.

“Për mua ishte emocionale, rikthimi im në formacionin bazë pas një periudhe të keqe”, tha ai.

“Kam shënuar dy gola por nuk me intereson kjo, e rëndësishme është të luajë mirë skuadra”, tha Ndoj.

“Familja ime ishte tejet e rëndësishme gjatë kësaj periudhe, ashtu si dhe shokët e skuadrës”, përfundoi Emanuele Ndoj.

Ndoj ishte i lënduar që nga muaji nëntor i vitit 2020, ndeshja e fundit që kishte luajtur mefushori shqiptar ishte ndaj Coscienzas me shtatë nëntor./Lajmi.net/

Lexo të tjera