Sport

Rikthimi pas një viti, Robben dëmtohet pas 30 minutave

0
rikthimi-pas-nje-viti,-robben-demtohet-pas-30-minutave

Pas një viti pushim, Robben vendos t’i rikthehet edhe njëherë futbollit profesionist. Lojtari firmosi për Groningen në elitën e Holandës. nga futbolli në vitin 2019, por nuk rezultoi të ishte përfundimtare.

Dje erdhi edhe debutimi i tij pas atij pushimi 1-vjeçar kundër një emri të madh si PSV Eindhoven.

Por koha e gjatë jashtë fushave ka bërë të vetën, teksa Arjen Robben reziston vetëm 30 minuta në lojë.

Aq ka mjaftuar që 36-vjeçari të largohet nga fusha për shkak të një dëmtimi, që ka të bëjë me kofshën e tij. Pas kësaj ndoshta holandezi do e vërë sërish në pikëpyetje të ardhmen e tij në futboll. /Lajmi.net/

Lexo të tjera