Rozë

Rina Balaj tha se ajo po sjell një trend të ri

0
rina-balaj-tha-se-ajo-po-sjell-nje-trend-te-ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka bërë gati këngën më të re për të lansuar, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale ajo publikoi një fotografi mjaft interesante ku shihej një trëndafil nën ujë.

Shkrimi në fotografi “Bad Rosita” ka lënë të kuptohet se ky është titulli i këngës dhe si duket kënga vjen në ekranet tona më shpejt se që e kemi menduar.

Rina në mbishkrimin e fotografisë zbuloi se “Bad Rosita” po vjen më 16 mars.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by balerina (@isyourgirlrina)

Por ajo nuk e la vetëm me kaq, tha se po sjell diçka që ende nuk është dëgjuar më parë dhe se ajo është pikërisht njëartiste që nis ‘trende’ të reja./Lajmi.net/

 

Lexo të tjera