Rozë

Rina ndihet e përmbushur: Kurrë në jetën time nuk kam qenë kaq e lumtur

0
rina-ndihet-e-permbushur:-kurre-ne-jeten-time-nuk-kam-qene-kaq-e-lumtur

Rep-artistja Rina Balaj është emër shumë i ndjekur në rrjete sociale, përmes së cilave i mban të informuar fansat për çdo të re rreth saj, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi, artistja tha se sot bëhen një vit që kur e hapi Instagramin e ri, pas mosmarrëveshjeve që kishte me ish-kompaninë menaxhuese, ndërsa ndjehet në kulmin e lumturisë.

“Sot një vit e hapa këtë Instagram dhe e gjitha çfarë ndjeva ishte energjia e mirë dhe disponimi i mirë për gjithë vitin. Kurrë nuk kam qenë kaq e lumtur në jetën time. Faleminderit të gjithëve për dashurinë. Dëgjojeni këngën time”, ka shkruar ajo.

Rina Balaj mbrëmë publikoi projektin e shumëpritur “Zjarr”, ku duket vërtet “zjarr” në secilën skenë të klipit.

Kënga në fjalë po pritet shumë mirë nga publiku dhe deri tani ka marrë vetëm komente pozitive nga fansat e kolegët e saj. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera