Uncategorized

Rita Ora në mbështetje të nigerianëve, kërkon t’i jepet fund të dhunës policore

0

Ditët e fundit, policia nigeriane hapi zjarr kundër protestuesve, të cilët po protestojnë kundër brutalitetit të policisë, shkruan lajmi.net.

Shumë prej fytyrave publike kanë dalë publikisht në mbështetje të protestuesve, teksa situata është në kaos në Nigeri.

Në mesin e atyre që reaguan është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila shprehu mbështetjen për nigerianët përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Ndërmerrni veprimin për të përfunduar ndërhyrjen për dhunën policore në Nigeri”, thuhet në postim, ku po kundërshtohet SARS-i.

Rita po ashtu shtoi edhe linkun e amnesty.org, ku mund të nënshkruhet online peticioni, për t’i dhënë fund kësaj situate atje. /Lajmi.net/

Lexo të tjera