Rozë

Rita Ora pozon me plot stil, i gëzohet daljes nga karantina 14 ditore

0
rita-ora-pozon-me-plot-stil,-i-gezohet-daljes-nga-karantina-14-ditore

Të shtunën, këngëtarja ka publikuar fotografi nga Sidney në Instagramin e saj e cila u pa veshur më shumë stil, shkruan lajmi.net.

Rita ka zgjedhur ngjyrën e kaltër kombinim me të zezë dhe ngjyra tjera të përziera e cila dukej shumë bukur.

Këngëtarja edhe njëherë tregoi se ka shije për veshje ndërsa pozonte përballë një muri.

Rita mbante një korse blu që tregonte një figurë, e cila përmbante lule shumëngjyrëshe dhe ishte zbukuruar me lule kristali. Mbi atë kishte veshur një xhaketë me vija me ngjyrë marine dhe të bardhë.

Rita zgjodhi një palë doreza elegante në të njëjtën pëlhurë, teksa mbante në dorë edhe një palë syze. Flokët bionde i kishte lëshuar, derisa e ka përfunduar gjithë dukjen me makijazh./Lajmi.net/

Lexo të tjera