Sport

Rivaldo mezi po e pret përballjen Messi-Ronaldo në Ligën e Kampionëve

0
rivaldo-mezi-po-e-pret-perballjen-messi-ronaldo-ne-ligen-e-kampioneve

Barcelona dhe Juventus janë shortuar në të njëjtin grup në Ligën e Kampionëve dhe gjithë vëmendja ka shkuar kështu te përballja mes dy lojtarëve më të mirë në botë.

Lidhur me këtë ka folur edhe Rivaldo, i cili ka thënë se mezi pret ta shoh këtë duel.

“Do të jetë e madhe të shohim edhe një herë Lionel Messin përball Cristiano Ronaldos”, ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.

“Do t’i jap dritë më shumë konkurrencës, me gjithë botën që duan duelin mes tyre.”

“Disa thonë se Messi lëshoi ritmin kur Ronaldo u largua nga Spanja, kështu që kjo është mundësi e mirë për të dy lojtarët që të jenë në më të mirën e tyre kur të përballen”, shtoi mes tjerash braziliani.

Juventus – Barcelona do të luhet fillimisht më 28 tetor, kurse ajo e kthimit luhet më 8 dhjetor. /Lajmi.net/

Lexo të tjera