Sport

Robertson: Rashford mund të jetë lojtari i parë i Man Utd që pranon ovacione në ‘Anfield’

0
robertson:-rashford-mund-te-jete-lojtari-i-pare-i-man-utd-qe-pranon-ovacione-ne-‘anfield’

Manchester United dhe Liverpool janë dy skuadrat me rivalitetin më të madh në Premierligë, por ka disa gjëra që shkojnë përtej rivalitetit në fushën e blertë.

Gjatë kohës së pandemisë, Marcus Rashford ishte nga lojtarët që kontribuoi më së shumti për komunitetin dhe duket se kjo ka bërë që respekti për të të jetë maksimal.

Kjo gjë mund të bëjë edhe që Rashford të duartrokitet në ‘Anfield’, sipas Andy Robertson.

“Dy fjalët që të gjithë thonin gjatë pandemisë ishin ‘Marcus Rashford’”, ka thënë kapiteni i Skocisë, transmeton lajmi.net.

“Ai bëri që edhe vendimet politike të ndryshonin, pasi donte që të gjithë fëmijët të ushqeheshin”, shtoi Robertson.

“Ajo që ai ka bërë është e jashtëzakonshme. Kur tifozët të kthehen, Rashford mund të jetë lojtari i parë i Man Utd që duartrokitet këtu (në ‘Anfield’)”, ishin fjalët e mbrojtësit të majtë.

Mbetet të shihet nëse Rashford do të ketë një privilegj të tillë që të duartrokitet në ‘Anfield’. /Lajmi.net/

Lexo të tjera