Sport

Roma: Nuk do të nxitohet rikthimi i Zaniolo

0
roma:-nuk-do-te-nxitohet-rikthimi-i-zaniolo

Zaniolo ka mbyllur dje operimin në gju, intervenim të cilin e kreu në Austri.

Doktori që intervenoi në gjurin e lojtarit ka bërë të ditur se rikthimi në shkurt do të jetë i nxituar, duke thënë se duhet pushuar më gjatë.

Pas këtyre ndodhiv ka folur edhe doktori i skuadrës së Romës, duke thënë se rikuperimi i Zaniolo nuk do të nxitohet.

“Nicolo po bën mirë, operimi u kompletua me sukses dhe reagimi ka qenë i mirë. Tani ai është kthyer në këmbët e tij. Nëse procesi shkon siç shohim ne, lojtari do të kthehet në Itali të premtën për të vazhduar programin e rikuperimit”, ka thënë doktori i klubit, transmeton lajmi.net.

“Nuk do të ketë presion mbi Nicolo, sidomos kur kemi parasysh se ai duhet të kthehet atje ku ishte”, tha mes tjerash Dr.Manara.

Zaniolo pësoi dëmtim në ndeshjen e Ligës së Kombeve, të cilën Italia e luajti kundër Romës. /Lajmi.net/

Lexo të tjera