Sport

Romano zbulon të ardhmen e Kane

0
romano-zbulon-te-ardhmen-e-kane

Kane është një ndër qendërsulmuesit më të mirë në botë, por ende s’ka fituar trofe me gjigantin anglez, andaj është i lidhur me largimin, përcjellë lajmi.net.

Së fundmi, i pyetur për të ardhmen, Kane tha se nuk e di edhe pse ka tri vite kontratë të mbetura.

Edhe Romano ka treguar se largimi është mjaftë i vështirë dhe nuk ka asgjë serioze për momentin.

“Është shumë e komplikuar të nënshkruajnë me një lojtar prej Tottenham në një klub anglez, sepse për momentin me Barcelona dhe Real Madrid nuk ka asgjë të avancuar ose serioze”.

“Tottenham do luftojë ta mbajë lojtarin dhe do shohim çfarë do ndodh muajt e ardhshëm sepse për momentin s’ka asgjë. Jam i bindur që Tottenham do përgatitet të nis negociatat me Kane për rinovimin e mundshëm”, shpjegoi ai.

Mbetet të shihet nëse anglezi do largohet edhe pse Spurs nuk e lejojnë nëse nuk paguhet kartoni me vlerë 150 milionë euro./Lajmi.net/

Lexo të tjera