Lajme

Rrëfimi Bellanicës: Pashë bashkëfshatarët e mi që ua nxorën sytë, e u shpuan nga plumbat

0
rrefimi-bellanices:-pashe-bashkefshataret-e-mi-qe-ua-nxoren-syte,-e-u-shpuan-nga-plumbat

“Janë shumë të rënda. Janë pamje ku tregohen se u janë nxjerr sytë, janë shpuar me plumba e ku kanë qenë cdo 2-3 cm një plumb. I kam prekur me këto duar dhe jam i prekur në shpirt”, ka thënë ai, duke shtuar se këto gjëra duhet të tregohen edhe pse janë të rënda.

Protagonisti i këtij incizimi, Bellanica foli edhe për lidhjen e gjakut me personat që i incizoi e që ishin të masakruar nga forcat serbe.

“Të gjithë ata që i kam xhiruar janë bashkëfshatar të mi. Nuk i kam të gjakut por bashkëfshatarë. Të kish qenë një argument se ata kanë qenë njerëz të UÇK-së ishte kuptuar sepse ata do e kishin dhënë jetën për liri, por asta ishin njerëz të pafajshëm”, ka thënë Bellanica në Frontal.

Bellanica tregoi edhe për drojën që pati për publikimin e këtyre incizimeve për shkak se në to kishte edhe gjëra personale të familjes.

“Unë nuk kam dashur që të dal, por për hir të të vërtetës kam dal dhe e kam publikuar atë kasetë. Kaseta nuk ka qenë e zbrazëta dhe kam pasur edhe gjëra të familjes”, ka deklaruar ai.

Rrëfimi i tij në Frontal, përfshiu edhe momentin kur ai dhe familja e tij vendosën që ta lënë Kosovën.

“Kur filluam të largohemi nga Kosova, Krusha e Madhe e deri afër kufirit, traktori im dhe i djalit të axhit ishte i pari. Kur arritëm tek Zhuri aty pati shumë policë. Unë u thashë ndodhi cak ndodhi ju shpëtoni dhe unë do të mbes këtu”, ka thënë Bellanica.

Lexo të tjera