BotaLajme

Rrëfimi i atyre që e morën vaksinën ruse “Sputnik V”: Po, kemi temperaturë, ndihemi të lodhur…

0

Një në shtatë vullnetarë janë ankuar për efekte anësore, përfshirë lodhje dhe dhimbje muskulore pas marrjes së vaksinës ruse kundër COVID-19.

Kështu thotë ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, duke shtuar se janë paraqitur më shumë se 40 mijë vullnetarë për ta marrë vaksinën.

Provat përfundimtare klinike të vaksinës “Sputnik V”, nisën në fillim të këtij muaji mes pikëpyetjeve mbi sigurinë dhe efektivitetin afatgjatë të vaksinës.

“Përafërsisht 14 për qind e tyre [që e marrin vaksinën] kanë shfaqur efekte anësore, si plogështi, dhimbje muskulore dhe rritje të herëpashershme të temperaturës së trupit”, tha Murashko.

Sondazhet publike kanë thënë se gati gjysma e rusëve nuk planifikojnë të marrin në asnjë moment vaksinën kundër COVID-19.

Theksojmë se disa prej ekspertëve botërorë janë shprehur skeptik rreth vaksinës së re ruse, pasi sipas tyre nuk ka pasur informata paraprake deri më tani rreth testimeve te kafshët ose njerëzit.

Lexo të tjera