Lajme

Rreth 137 milionë të infektuar dhe mbi 109 milionë njerëz të shëruar nga COVID-19 në botë

0
rreth-137-milione-te-infektuar-dhe-mbi-109-milione-njerez-te-sheruar-nga-covid-19-ne-bote

Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 136 milionë e 416 mijë e 370 persona, kanë vdekur 2 milionë e 943 mijë e 203 persona dhe janë shëruar 109 milionë e 679 mijë e 487 pacientë.

Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 31 milionë e 876 mijë e 296 të infektuar, 575 mijë e 612 pacientë të vdekur dhe 27 milionë e 423 mijë e 693 të shëruar.

Vendin e dytë e zë India me 13 milionë e 511 mijë e 258 të prekur, 170 mijë e 59 viktima dhe 12 milionë e 146 mijë e 625 persona të shëruar.

Brazili zë vendin e tretë me 13 milionë e 445 mijë e 06 të infektuar, 351 mijë e 469 të vdekur dhe 11 milionë e 838 mijë e 564 të shëruar.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit 2019, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.

Lexo të tjera