Lajme

Rrëzohet aeroplani MiG-21 i Serbisë

0

Aeroplani luftarak i Forcave Ajrore të Serbisë, MiG-21 në mëngjesin e të premtes gjatë fluturimit të rregullt. Sipas raporteve aeroplani ka rënë afër fshatit Brasina afër Zvornik, për pilotin spekulohet se ka vdekur por nuk është konfirmuar ende, transmeton Gazeta Metro.


Ne vendin e ngjarjes janë raportuar të kenë dalë njësitet kërkim-shpëtimit të Forcave Ajrore të Serbisë. Disa media lokale kanë raportuar se piloti ka vdekur por pritet edhe konfirmim i këtij informacioni.

Gazeta serbe Novosti ka njoftuar se aeroplani kishte fluturuar nga Donja Borine dhe është rrëzuar në afër oborrit të banorit lokal. Jo zyrtarisht ai banor ka mbetur i lënduar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, kishte thënë më parë nga Turqia të ketë informacion se është rrëzuar një aeroplan i vjetër MiG-21./gazetametro.net

Lexo të tjera