Bota

Rrëzohet apelimi i Napolit, mbetet në fuqi humbja në tavolinë ndaj Juventusit

0
rrezohet-apelimi-i-napolit,-mbetet-ne-fuqi-humbja-ne-tavoline-ndaj-juventusit

Klubi napolitan nuk u paraqit në “Allianz Stadium” më 3 tetor, për të luajtur përballjen me Juventusin, me arsyetimin se ishte bllokuar nga Zyra Shëndetësore Lokale, për shkak të rasteve me koronavirus në ekip.

Megjithatë Liga e Serisë A vendosi të mos e anulojë ndeshjen dhe futbollistët e Juventusit e arbitrat zbritën në fushë, duke kryer ritualin e zakonshëm në raste të tilla, ndërsa më pas Gjykata Sportive dënoi Napolin me humbjen 3-0 në tavolinë dhe heqjen e një pike nga renditja e përgjithshme.

“Përkundër asaj që u pretendua në apelimin e çështjes, nuk u pa për asnjë moment që ishte e pamundur të udhëtohej drejt Torinos për ndeshjen ndaj Juventusit”, thuhet ndër të tjerë në verdiktin e apelit.

Klubi i Napolit nuk ka reaguar ende pas këtij vendimi, por më herët drejtuesit e presidenti De Laurentiis theksuan se do të ndjekin çështjen në të gjithë instancat e mundshme, ndaj hapi i radhës pritet të jetë apelimi në Komisionin e Garancive Sportive në CONI (Komiteti Olimpik Kombëtar Italian)./SS/

Lexo të tjera