Lajme

Rritja e rasteve me Covid-19: BIK’u tregon vendimin e ri

0

Pas rritjes së rasteve me COVID-19, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka marrë vendim që para kryerjes së të gjitha ceremonive fetare brenda dhe jashtë objekteve, të bëhet fillimisht matja e temperaturës së të gjithë besimtarëve para kryerjes së riteve fetare.


Në njoftim thuhet se “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës duke pasur prioritet kryesor shëndetin e të gjithë besimtarëve në vend gjatë ditës së sotme ka marr dy vendime që janë në përputhje të plotë me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19”.

Myftiu Tërnava, po ashtu ka apeluar që të vazhdohet me respektimin e masave anti COVID – 19 të parapara nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera shëndetësore. Mes të tjerash ka kërkuar nga të gjithë besimtarët që në të gjitha rastet të mbajnë higjienën e tyre, të pastrojnë duart, të mbajnë maskën dhe të mbajnë distancën fizike, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar trendi i rritjes të rasteve me COVID-19, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 486 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 697. Nga dita e sotme (2 nëntor) në fuqi kanë hyrë edhe masat e reja kufizuese

Lexo të tjera