Lajme

Rryma e dobët djeg pajisjet shtëpiake në Balincë të Malishevës

0

Vite me radhë banorët e fshatit Balincë të Komunës së Malishevës, po përballen me probleme të mëdha të energjisë elektrike, shkruan Dritarja.net

Mos riparimi i rrjetit elektrik në lagjen e muhaxherëve, isufaj dhe Kastrati të fshatit Balincë, ka bërë që qytetarët e tij të kenë probleme si pasojë e energjisë elektrike shumë të dobët.

Që nga djegia e pajisjeve shtëpiake e deri tek rrezimi i shtyllave elektrike, janë disa nga pasojat që po ua shkakton energjia e dobët në këtë fshat.

Burim Gashi, banorë i fshatit Balincë ka rrëfyer dëmin që me vite me radhë i është shkaktuat atij.

Ai thotë se vazhdimisht po na djegen pajisjet shtëpiake, dhe atë vetēm para dy ditë më është djegur frizi dhe televizori.

Amrush Gashi, qytetar nga po ky fshat thekson se për shkak të rrymes së dobët as orën nuk ka ardhur KEDSI të ma monton në shtëpinë time të re.

Ndërsa Ali Gashi, potencon se kam tre përforcues të rrymës në shtëpi, por prapë është e dobët.

Këta banorë theksuan se kemi kërkuar zgjidhje për shumë vite me radhë. Kemi shkuar në pothuajse secilën zyre dhe kemi paraqitur situatën në të cilën jemi, por që asnjëherë nuk ka pasur as edhe një veprim të vetëm nga KEDSI. Kanë dhënë premtime se do e zgjidhim, por që kanë kaluar shumë vite e asgjë nuk kanë bërë deri me tani!

Për të parë videon kliko në linkun më poshtë:

https://fb.watch/28Oph7PLEB/

Lexo të tjera