Rozë

S4MM nis punën për këngën e re

0
s4mm-nis-punen-per-kengen-e-re

Një emër shumë i suksesshëm në tregun e muzikës shqiptare është edhe reperi S4MM, shkruan lajmi.net.

Rep-artisti, së fundi ka publikuar një video në Instagram, në të cilën shfaqet në studio muzikore duke dhënë sinjalet e para për këngën e re.

Ai nuk ka preferuar të japë detaje rreth projektetit në të cilin është duke punuar, por fansat e tij presin me padurim diçka të re prej tij.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga S4MM është “Puerto Rico”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Noizyn.

Kënga në fjalë është publikuar gjatë muajit gusht, me të cilën kanë marrë katër milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/

Lexo të tjera