Sport

Saka: Ishim fantastikë që nga fillimi deri në fund

0
saka:-ishim-fantastike-qe-nga-fillimi-deri-ne-fund

“The Gunners” arritën fitore të thellë ndaj Slavia Pragës me rezultatin 0-4, shkruan lajmi.net.

Arsenali shënoi tre gola të shpejtë në pjesën e parë përmes, Pepe (18’), Lacazette (21’) dhe Saka min (24’).

Goditjen përfundimtare për londinezët e dha Lacazette duke shënuar golin e dytë personal në këtë takim në min (77’).

Pas ndeshjes, Bukayo Saka u shpreh tejet i kënaqur me kualifikimin në gjysmëfinale të Europa League.

“Ishte fantastike që nga fillimi deri në fund, tani jemi në gjysmëfinale dhe falënderoj zotin”, tha ai.

“E merituam këtë fitore, e bëmë për të gjithë tifozët dhe jemi të kënaqur me paraqitjen e sotme”, shtoi ai.

“Treguam karakter, shënuam tre gola të shpejtë dhe ishte një pjesë e parë e fortë nga ne”, tha Saka.

“Ne ndeshjen e parë humbëm shumë shanse, por meritat shkojnë tek menaxheri i cili na tregoi se si të liroheshim nga presioni dhe stafi i tij, ata nuk mund ta kontrollonin ndeshjen”, shtoi anglezi.

“Kjo tregon që jemi skuadër e fortë, treguam se çfarë mund të bëjmë dhe nuk duhet të bëjmë gabime dhe duhet të shkojmë në finale dhe ta fitojmë atë. Mezi presim të ndeshemi me Villarealin”, përfundoi Bukayo Saka./Lajmi.net/

Lexo të tjera