Sport

Salihu tregon nëse iu lejohet nga UEFA yjeve si Zeqiri, Toma, Domgjoni dhe Berisha të përfaqësojnë Kosovën

0
salihu-tregon-nese-iu-lejohet-nga-uefa-yjeve-si-zeqiri,-toma,-domgjoni-dhe-berisha-te-perfaqesojne-kosoven

Ky vendim ndoshta do ndikojë edhe te yjet e tjerë shqiptarë si Andi Zeqiri, Bastien Toma, Toni Domgjoni dhe Mërgim Berisha që t’iu ndalohet të veshin fanellën ‘Dardane’, ngase kanë përfaqësuar Kombëtaren e Zvicrës U21, respektivisht Gjermaninë U21, shkruan lajmi.net.

Për këtë çështje, lajmi.net, ka kontaktuar sekretarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i cili konfirmoi se nëse lojtarët e lartë përmendur zgjedhin Kosovën, atëherë beson se me mënyrën ligjore do dalin fitues.

“Ato nuk janë të definuara mirë, kryesore është që njëherë lojtarët të pranojnë pastaj nëse ndjekim rrugën ligjore jemi të bindur që i fitojmë”.

“Shkurt ajo është definim i paqartë, duhet me punu që mos keqpërdor, ka raste kur edhe Zvicra ka bo kontratë me lojtarët e grupëmoshave të reja kinse po investojmë juve në shuma të caktuara, në rast që nuk ki drejtë me shku, por ato janë kundërshtim me rregulloren e FIFA-s”.

“Ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi në mënyrë ligjore nëse lojtarët pranojnë me përfaqësu Kosovën”, nënvizoi Salihu për lajmi.net.

Në rast që rregulli i UEFA-s del i vërtetë, atëherë ka edhe yje të tjerë si Orges Bunjaku, Meritan Shabani, Leon Dajaku dhe Elvis Rexhbecaj që ende mund të përfaqësojnë Kosovën./E.Bytyqi/Lajmi.net/

 

Lexo të tjera