Bota

Sami Mazreku në krye të Byrosë Kosovare të Sigurimeve

0
sami-mazreku-në-krye-të-byrosë-kosovare-të-sigurimeve

Para se të vijë në këtë pozitë Mazreku ka ushtruar pozitën e drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, deri sa pjesë e sektorit të sigurimeve është që nga viti 2006.

“Me 1 tetor unë kam nisur punën si u.d drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Gjatë tri viteve të fundit si drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës kam dhënë kontribut maksimal në promovimin, por edhe zgjidhjen e shumë problemeve në sektorin e sigurimeve. Më ritëm edhe më të përshpejtuar do të vazhdoj në pozitën e re. Për besimin që ma kanë dhënë falënderoj Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve”, ka shkruar Mazreku.

Ndërsa, deri tash Byroja Kosovare e Sigurimeve është drejtuar nga Blerim Pushkolli./Lajmi.net/

Lexo të tjera