Sport

Samir Ujkani i bashkohet Kosovës

0
samir-ujkani-i-bashkohet-kosoves

Ujkani i ka munguar mbrëmë kombëtares së Kosovës në Shkup, atje ku Dardanët u mposhtën 2:1.

Ndonëse nuk do të ishte startues, prezenca e tij në bankë dhe zhveshtore do të ishte ndihmë e madhe dhe motivim për lojtarët, pasur parasysh eksperiencën e tij.

Gjithsesi, kapiteni është bashkuar sot me grupin dhe kjo konfirmohet nga fotot e publikuara nga FFK, pas takimit të Agim Ademit me lojtarët dhe selektorin, përcjell lajmi.net.

Samir Ujkani tashmë do të përgatitet me Kosovën për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Greqisë, ku ai mund të ketë minuta në dispozicion.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos Bernard Challandes për portën, në këto dy ndeshje të ardhshme. /Lajmi.net/

Lexo të tjera