Rozë

Sara, Atdheu dhe Jasmina thyejnë rregullat e produksionit?

0
sara,-atdheu-dhe-jasmina-thyejne-rregullat-e-produksionit?

Atdheu nuk ka qenë i pranishëm në puntantat e fundit të emisionit “Përputhen”, ngase është infektuar me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Por, së fundi në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi e tij, ku shihet në shoqëri të dy konkurrenteve tjera.

Bëhet fjalë për Sarën dhe Jasminën, të cilat po e shijonin motin me diell buzë detit bashkë me Atdheun.

Edhe pse rregullat e produksionit nuk e lejojnë një gjë të tillë, ata u panë bashkë.

Nuk dihet nëse fotografia është realizuar gjatë kohës kur i gjithë ekipi i “Përputhen” kanë qenë aty, apo ishin vetëm ata të tre.

Jasmina dhe Sara së fundi kanë pasur një mosmarrëveshje për shkak të takimit të Sarës me Andin, duke prishur paksa raportet që kishin krijuar gjatë programit.

Një tjetër gjë që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ishte edhe një video e Atdheut në veturë, ku shkroi “Un qka pshtyj nuk e lepij pilives”, por nuk dihet se kujt ia dedikoi këto fjalë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera