Sport

Scholes shpjegon përse Thiago nuk po përshtatet në Liverpool

0
scholes-shpjegon-perse-thiago-nuk-po-pershtatet-ne-liverpool

Scholes njihet për pasimet dhe vizionin e tij në kohën kur ishte aktiv në futboll, ai ishte pjesa kryesore e skuadrave të Fergusonit, transmeton lajmi.net.

Ferguson pëlqente Scholes aq shumë, saqë e riktheu nga pensionimi në vitin 2011.

Por, Scholes është një tifoz i madh i Thiago Alcantaras, dhe mendon që potenciali i tij nuk po shfrytëzohet nga “The Reds”.

“Kur jeni në një pozicion anësor në një mesfushë me tre, atëherë është e vështirë që të kontrollhet ndeshja nga aty, ai nuk është kësi lloj lojtari”, tha ai.

“Ai nuk është dikush që duhet të vrapojë për të mbuluar hapësirat e lëna nga mbrojtësi i majtë, thjeshtë nuk është stili i tij”, tha Scholes.

“Ai duhet të qëndrojë në mes, duke kontrolluar gjerat, duke i futur lojtarë në lojë, kjo është ajo çka ai bën më së miri”, tha anglezi.

“Nuk e di nëse kjo i përshtatet Liverpoolit, nuk duket lojtar i sistemit të Kloppit, apo jo!? Ai duhet të rrijë në mes dhe të kontrollojë gjithçka”, përfundoi Paul Scholes./Lajmi.net/

Lexo të tjera