Lajme

Sekretarja lexon akuzat që rëndojnë mbi Nasim Haradinajn, ky është reagimi i tij

0
specialja-tregon-se-me-cfare-veprash-penale-po-e-ngarkon-nasim-haradinajn

Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale, ku po akuzohet nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, shkruan Gazeta Metro.


Nasim Haradinaj aktualisht është duke u paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake në Hagë.

Aktualisht, sekretarja e seancës po lexon akuzat që rëndojnë mbi Haradinajn si dhe arsyet e arrestimit të tij.

Sipas fletarrestimit, ekziston dyshimi i bazuar se Nasim Haradinaj mbajti tre konferenca për shtyp ku ai shpërndau informacione dhe dokumente konfidenciale dhe jopublike që kanë lidhje me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, përmendi disa dëshmitarë të mundshëm, kjo sjellje përbën kërcënim të rëndë, ekziston dyshimi se Haradinaj është përgjegjës për kryerjen e veprës penale të hakmarrje…

Arrestimi i tij është i domosdosshëm se ekziston rrezik i arratisjes së tij dhe se ai mund të përsërisë këto vepra penale”, lexon sekretarja.

Teksa, Haradinaj e ka dëgjuar me vëmendje dhe në fund ka buzëqeshur.

Pamje nga ky moment mund të ndiqni më poshtë./gazetametro.net

Lexo të tjera