Rozë

Seksologët/Kënaqësia te femrat gjendet tjetërkund

0

Ilustrim

Ka një tjetër mënyrë produktive tani e tutje për ti sjellë femrës kënaqësinë. “Harrojeni paralojën, çelësi i kënaqësisë seksuale te femrat gjendet në trurin e tyre!” – konstatojnë shkencëtarët e Universitetit të Otavës.

Nëpërmjet një studimi të madh ata kanë intervistuar femrat të cilat kanë vështirësi në arritjen e orgazmës dhe kanë zbuluar që tek ato nuk ndikon as zgjatja e paralojës, as madhësia e organit gjenital të mashkullit, madje as teknika, por fokusimi i tyre dhe relaksimi gjatë seksit.

Aftësia e përqendrimit në vetëaktin e seksit dhe ndjenjat fizike, si edhe relaksimi i tillë që gjatë marrëdhënies seksuale të mos mendojnë fare për brengat dhe telashet e përditshme, janë qenësore për orgazmën femërore./BS

Lexo të tjera