Lajme

Selimi – Hotit: Ne nuk ju shajmë por ju po na fyeni

0

Deputeti i VV’së Rexhep Selimi thotë se VV nuk e bën dhe nuk ka qëllim sharjen e kryeministrit. Replika ndodhi në Kuvendin e Kosovës ku kryeministri Hoti tha se ‘duhet bisedua seriozisht’ vetëm pasi të përfundojnë fyerjet ndaj tij në seancën e Kuvendit.

“Sa i përket asaj që ju i referoheni si shamje, unë dhe Grupi ynë Parlamentar nuk e bëjmë atë e as nuk e kemi qëllim mbi të gjitha por edhe në anën tjetër nuk duhet të jemi të fyer duke tentuar që me njëfarë deklarate për transparencën e prapa kësaj krejt çka mundet me qenë transparent është që nuk është e vërtetë”, tha ai.

Selimi theksoi se Hoti duhet të dorëhiqet dhe se ata si deputetë ndihen të fyer pasi i pari i ekzekutivit nuk po tregohet transparent lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“Prandaj së paku në këtë formë mos na fyej ne, ne do të përpiqemi të mos e fyejmë askënd e larg asaj që ta shajmë dikë. Unë po mendoj se më të fyer jemi ne kësaj radhe sesa ju z.Hoti”, theksoi ai./BS

Lexo të tjera