Bota

Selimi: Kjo është një qeveri kot me 100 ditë të kaluara kot

0
selimi:-kjo-eshte-nje-qeveri-kot-me-100-dite-te-kaluara-kot

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka ndarë kritika për qeverinë në ditën e raportimit për 100 ditët e punës nga kryeministri Avdullah Hoti, transmeton lajmi.net.

“Nuk kemi se xi mos të fillojmë duke e ritheksuar edhe njëherë që kemi të bëjmë me një qeveri kot dhe 100 ditësh të shkuar kot. Ne e kemi quajtur qeveri ilegale, nuk vjen nga opozita por rruga me të cilën ka ardhur këtu ku është sot”, deklaroi Selimi.

“Po ashtu, duam ta përsërisim pse e quajmë qeveri jolegjitime për t’ua përkujtuar se kush jeni ju. Kjo është një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve dhe pa shumicën e parlamentit të Kosovës”, shtoi ai.

“Vendimi i parë i qeverisë ishte heqja e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë”, u shpreh Selimi. /Lajmi.net/

Lexo të tjera