Lajme

Selimi pas takimit me homologun danez: Do të vijnë ekspertë nga Danimarka për shkëmbim të përvojave në SHKK

0
selimi-pas-takimit-me-homologun-danez:-do-te-vijne-eksperte-nga-danimarka-per-shkembim-te-pervojave-ne-shkk

Po ashtu, edhe Selimi u zotua se do të merr shembuj nga shtete sikur Danimarka për ngritjen e standardëve në drejtësinë kosovare.

“Takim shumë përmbajtësor me homologun tim nga Danimarka, ministrin Nick Hækkerup, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në Sistemin e Drejtësisë. Me z. Hækkerup në theks të bisedës ishte forcimi i kapaciteteve në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Po ashtu nga ministri Hækkerup mora zotimin për një vizitë të ekspertëve danezë të fushës së drejtësisë, të cilët do të kontribuojnë në shkëmbimin e përvojave me ShKK dhe ngritjen e kapaciteteve. Mbetemi të përkushtuar që të përmbushim standardet dhe praktikat më të mira, duke marrë shembull dhe model nga shtete si Danimarka”.

Lexo të tjera