Lajme

Selimi: Qasja e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë, pengesë për vazhdimin e dialogut

0
selimi:-qasja-e-serbise-ndaj-shqiptareve-ne-lugine,-pengese-per-vazhdimin-e-dialogut

Selimi pas takimit me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, Ragmi Mustafën, përmendi rastin e ngritjes së dy padive ndaj këtij të fundit për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019.

Sipas tij, “ky akt i ulët është kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë atje”.

Postimi i plotë: 

Në takim sot prita Ragmi Mustafën, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ndaj të cilit Gjykata e Bujanocit padrejtësisht hodhi padi dy ditë më parë për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019. Serbia duhet të kuptojë që në Bujanoc, Preshevë e në Medvegjë, ekzistenca e shqiptarëve është̈ e pashmangshme.

Ky akt i ulët është̈ kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë̈ atje. Kjo qasje është̈ e gabuar dhe pengesë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Që të ecim përpara duhet të respektojmë̈ të drejtat e njëri-tjetrit. Shqiptarët në atë̈ pjesë duhet të gëzojnë̈ të drejta të barabarta, njëjtë̈ sikurse serbët që jetojnë̈ në Kosovë. Si ministër i Drejtësisë̈ i kam dhënë̈ të gjithë̈ mbështetjen e nevojshme për tejkalimin e kësaj sfide që është puro politike, e aspak shkelje e ligjit. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera