Bota

Selimi takohet me Arifin, diskutojnë për kthimin e degës së Gjykatës në Preshevë

0
selimi-takohet-me-arifin,-diskutojne-per-kthimin-e-deges-se-gjykates-ne-presheve

Gjatë ditës së sotme, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Selimi ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për kthimin e degës së Gjykatës në Preshevë, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, Selimi është zotuar se Kosova do të punojë në shqetësimin e shqiptarëve në ato anë, por edhe në ofrimin e përkrahjes në nivel ndërkombëtar.

Postimi i plotë i Selimit, pa ndërhyrje:

Të drejtat e shqiptarëve të Preshevës çdo ditë po shkelen nga shteti i Serbisë dhe kjo po ndikon në jetën dhe zhvillimin shoqëror të shqiptarëve atje.

Në takim me Shqiprim Arifin, kryetarin e Komunës së Preshevës, sot diskutuam për mundësinë e kthimit të degës së Gjykatës në Preshevë, duke parë kështu edhe mundësitë për t’iu ndihmuar financiarisht në ngritjen e këtij institucioni për ndarjen e drejtësisë.

Si ministër i Drejtësisë zotohem që Republika e Kosovës do të punojë në shqetësimin e shqiptarëve në ato anë, por edhe në ofrimin e përkrahjes në nivel ndërkombëtar. /Lajmi.net/

Të drejtat e shqiptarëve të Preshevës çdo ditë po shkelen nga shteti i Serbisë dhe kjo po ndikon në jetën dhe zhvillimin…

Gepostet von Selim Selimi am Dienstag, 6. Oktober 2020

 

Lexo të tjera