Lajme

Selmanaj: Vjosa nuk ishte kandidatja më e mirë për kryeministre, kisha dilema në lojalitetin e saj

0
selmanaj:-vjosa-nuk-ishte-kandidatja-me-e-mire-per-kryeministre,-kisha-dilema-ne-lojalitetin-e-saj

Selmanaj tha se koha e dëshmoi se Osmani nuk ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe për LDK-në.

“Vërtetë LDK-ja ka mendua që mund të jetë zgjedhja më e mirë për LDK-në. Unë e them publikisht këtu që unë kam pasur rezerva që nga dita e parë që Vjosa Osmani mund të jetë kandidatja më e mirë për tu zgjedhur. Kam pasur dilemat e mija rreth lojalitetit të saj drejt partisë, kam pasur mendime të mija që lojaliteti i saj është shumë në pikëpyetje në raport me partinë, me strukturat, me udhëheqjen, me ideologjinë, me programin me gjithçka tjetër”, tha Selmanaj në T7.

Ai tregoi se kishte vrapuar dhe kishte lobuar për t’i siguruar vota Osmanit pavarësisht se kishte besuar se ajo nuk ishte kandidatja e duhur.

“Unë kam qenë prej njerëzve të rrallë në strukturat e LDK-së që kam thënë edhe hapur: po gabojmë që po e qesim këtë kandidate por është vendosur dhe e kam respektua, kam vrapuar pas saj për të bërë vota sepse i tillë jam, i respektoj vendime e partisë. Unë nuk kam besua që zgjidhja me e mirë për Kosovën dhe për LDK-në është Vjosa Osmani, koha e dëshmoi që unë kisha të drejtë. Në momentin e parë që i erdh mundësia u tregu lojal më shumë ndaj dikujt tjetër sesa ndaj partisë”, shtoi ai.

Lexo të tjera