Lajme

Serbia fton qytetarët nga Kosova që të aplikojnë për vaksinën anti-COVID

0
serbia-fton-qytetaret-nga-kosova-qe-te-aplikojne-per-vaksinen-anti-covid

Përmes një njoftimi të bërë për media,  e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë.

Gjithashtu u theksua se imunizimi do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë.

Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe  Bujanoc.

Duhet përkujtuar që në Serbi janë dhënë mbi 1 milionë doza të vaksinave, ndërsa të njëjtit po vazhdojnë të vaksinojnë qytetarët të cilët kanë mbetur ende pa u vaksinuar./Lajmi.net/

Lexo të tjera