Një delegacion i shtetit serb ka udhëtuar sot drejt Anakarasë, ku do të lidhë një marrëveshje për blerjen e disa dronëve luftarakë të njohur me emrin “bajraktar”.
Sipas medieve të Serbisë, ministri i Financave në Serbi Sinisha Mali, dhe zëvendësministri i Mbrojtjes për burime materiale, Nenad Milloradoviq kanë udhëtuar për në Turqi.
Sic raportohet, ata kanë udhëtuar për përgatitjen e dokumentacioneve pas të cilave, një nga sistemet luftarake më të fuqishme në botë do të arrijë në Serbi.