Ekonomi

Shahini: Situata në Telekom rezultat i paaftësisë dhe papërgjegjësisë institucionale

0
shahini:-situata-ne-telekom-rezultat-i-paaftesise-dhe-papergjegjesise-institucionale

Ai ka thënë se protesta e punëtorëve të Telekomit të hënën ka qenë e drejtë, por sipas tij edhe veprimi i operatorit ekonomik “Dardafon”, ka qenë në të drejtën e tyre, pasi një gjë i është dhënë me vendim të Gjykatës së Arbitrazhit.

“Zëri i punëtorëve duhet të dëgjohet, edhe sa i përket të drejtave të punëtorëve, por edhe të drejtave të biznesit, nga institucionet ashtërore. Këtu del në pah, paaftësia dhe papërgjegjësia institucionale për t’i vlerësuar kontratat që nënshkruhen, në këtë rast mes dy operatorëve ekonomik. Punëtorët janë të pafajshëm në këtë drejtim. Edhe operatori tjetër ekonomik i cili kërkon të drejtat e veta  të vertetuara nga gjykatat ndërkombëtare, duhet respektuar”.

“Duhet të shkojnë në përgjegjësi ata që kanë nënshkruar kontrata të cilat nuk mund të zbatohen. Nuk mund të humbet kohë shumë për arritjen e një marrëveshje mes operatorëve ekonomik dhe duhet siguruar pagat për punëtorët pavarësisht se kujt i takon prona”, ka thënë Shahini, raporton Ekonomia Online.

Punëtorët e Telekomit kanë protestuar të hënën para Qeverisë, dhe kanë hyrë në  greëvë. Ndërsa që nga zyrtarët e Qeverisë u është premtuar zgjidhje e shpejtë.

Shahini ka folur edhe për vizitat dhe qëllimet e tyre në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

Sipas tij, këto vizita kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve, sidomos tash në kohën e pandemisë.

Ai ka thënë se në Shqipëri me presidentin Meta, kanë folur për bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Ai tha se Kosova dhe Shqipëria janë përfituesit më të vegjël nga fondet ndërkombëtare për rimëkëmbje ekonomike, në mungesë të ligjeve.

Shahini po ashtu tha se në këtë vit ka rënie të shkëmbeve tregtare ndërmjet këtyre dy vendeve.

“Kosova dhe Shqipëria janë përfituesit më të vegjël të fondeve ndërkombëtare për rimëkëmbje të ekonomisë gjatë pandemisë, në mungesë të ligjeve. Kemi rënie të shkëmbeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë këtë vit dhe aktualisht janë diku rreth 50 milionë euro më pak se në vitin e kaluar që është një shqetësim i madh”, tha Shahini.

Sipas tij, heqja e taksës për mallrat serbe, në vitin 2019, ka bërë që të bie shkëmbimi tregtar me Shqipërinë.

Lexo të tjera