Fun

Shanin vizitorët në kor, merret masa ndaj 5 papagajve

0
shanin-vizitoret-ne-kor,-merret-masa-ndaj-5-papagajve

Papagajtë me emrat Billy, Eric, Tyson, Jade dhe Elsie iu bashkuan kolonisë prej 200 papagajsh gri në “Qendrën e Jetës së Egër” në Lincolnshire në muajin gusht dhe shumë shpejt mësuan të thonin fjalë të pista, transmeton lajmi.net.

Drejtori i qendrës, Steve Nichols deklaroi për “Daily Mail” se punonjësit e vunë re shumë shpejt se papagajtë kishin nisur t’i përvetësonin fjalët e pista. “Megjithatë nuk kishim parë që të shanin 5 zogj në të njëjtën kohë”, tha ai, përcjell A2News.

Sipas tij, për papagajtë nuk ishte ankuar askush prej vizitorëve, por ata morën masa t’i ndanin e t’i vendosnin në cepa të ndryshëm të kopshtit që sharjet e tyre në kor të mos dëgjoheshin nga fëmijët që po qëndronin në park. /Lajmi.net/

Lexo të tjera