Rozë

Sharon Stone mendon se aktori që puth më mirë është Robert De Niro

0
sharon-stone-mendon-se-aktori-qe-puth-me-mire-eshte-robert-de-niro

Aktorja Sharon Stone së fundmi ka folur lidhur me aktorin i cili sipas saj puth më së miri, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Sharon ka deklaruar së fundmi se Robert De Niro ka qenë aktori që ka puthur më mirë.

Aktorët kanë luajtur së bashku në filmin e vitit 1995, “Casino” ne rolin e Ginger McKenna dhe Sam “Ace” Rothstein.“ Puthja me Robert De Niro ka qenë padyshim puthja më e mirë”, ka deklaruar Sharon gjatë një prononcimi në Watch What Happens Live.

“Ai është aktori që e kam admiruar më së shumti… Thjesht doja të isha në gjendje të ulesha në një tavolinë me Robert De Niron dhe t’i mbaja emocionet. Ndoshta për faktin se e vlerësoja aq shumë, momenti kur më puthi ishte kulmi i asaj që dëshiroja. Isha çmendurisht e dashuruar me të si aktore. Ishte shumë përrallore. Prandaj nuk mund ta krahasoj askënd me atë moment. Të gjithë të tjerët ishin jo edhe aq”, ka deklaruar Stone./Lajmi.net/

Lexo të tjera