Lajme

SHBA regjistron mbi 224 mijë raste të reja me koronavirus

0
shba-regjistron-mbi-224-mije-raste-te-reja-me-koronavirus

Shtetet e Bashkuara raportuan 224,258 raste të reja me COVID-19 dhe 3,848 vdekje shtesë të mërkurën, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Shifrat e fundit e çojnë totalin në mbarë vendin në 23,071,895 infeksione dhe të paktën 384,653 njerëz kanë vdekur nga virusi në SHBA.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara. /Lajmi.net/

Lexo të tjera