Lajme

Shemsi Syla pranon detyrën e Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes

0
shemsi-syla-pranon-detyren-e-zevendes-ministrit-te-mbrojtjes

Përvojën e gjatë profesionale ushtarake në detyra dhe përgjegjësi të rëndësishme, njohjen me proceset zhvillimore nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, roli dhe kontributi i zv.ministrit Syla, nga ana e ministrit Mehaj dhe gjeneral Ramës, u vlerësua  shumë i rëndësishëm.

Nga ana e tij, zv.ministri Syla, shprehu zotimin e tij se me të gjitha kapacitetet e tij intelektuale dhe profesionale si dhe përvojën e tij të gjatë ushtarake do të angazhohet në funksion të realizimit të politikave nacionale të sigurisë në përgjithësi dhe të politikave qeveritare të mbrojtjes në veçanti. /Lajmi.net/

Lexo të tjera