Lajme

Shënohet “Dita Botërore e Ecjes”

0
shenohet-“dita-boterore-e-ecjes”

Ky aktivitet do të fillojë në ora 11:00, njofton KOK-u

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me komunat shënon 4 tetorin – Ditën Botërore të Ecjes.

Dita Botërore e Ecjes shënohet në tërë botën, ndërsa mbahet në bashkëpunim me organizatën TAFISA.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që sa më shumë pjesëmarrës ta shënojnë këtë ditë duke ecur.

Aktiviteti kryesor mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku KOK në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do ta bëjnë hapjen e këtij aktiviteti.

Hapja bëhet në ora 11:00./kp

Lexo të tjera