Sipas IHK-së, situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vazhdojë deri ditën e mërkurë apo të enjten.
Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.
“Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vazhdoj deri ditën e mërkurë apo të enjten. Në vise malore do të ketë rënie të dukshme të vlerave të temperaturave maksimale. Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius. Këto temperatura mbeten të larta për 3-4 gradë Celsius mbi mesataret e muajit tetor. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-19m/s” thuhet në njoftim. /Lajmi.net/