Lajme

Shifër që nuk përsëritej që prej 28 marsit, rritet sërish numri i infektimeve në Itali

0
shifer-qe-nuk-perseritej-qe-prej-28-marsit,-rritet-serish-numri-i-infektimeve-ne-itali

Sipas raportit të autoriteteve zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5372 raste të reja infektimesh, shifër kjo që nuk shënohej që prej datës 28 mars.

Sa i përket shifrave të një dite më parë, sot kemi 914 të infektuar më shumë se dje e 28 viktima.

Italia edhe sot ka shënuar një rekord të ri sa i përket tamponëve të kryer, 129,471 të tillë në 24 orët e fundit.

Me shifrat e sotme, numri total i të prekurve me Covid-19 që nga nisja e pandemisë shkon në 343,770 persona, ndërsa ai i viktimave në 36,111.

Lexo të tjera