Fun

Shiste shalqinj me Lamborghini në Stamboll, gjobitet “tregtari misterioz”

0

Oficerët e policisë në Stamboll kanë gjobitur një shitës të pazakontë në rrugët e qytetit i cili kishte kthyer automjetin e tij Lamborghini në tezgë për tregtimin e shalqinjve.

Sipas policisë, ai ishte një influencues iranian, i cili e kishte bërë këtë veprim për ta shpërndarë në rrjetet e tij sociale.

Policia vendosi ta gjobisë me 1,228 lira turke (165 dollarë), me argumentin se po përdorte makinën për qëllime të tjera, nga ato që kishte marrë leje.

Si masë ndëshkuese atij iu pezullua drejtimi i automjetit për 15 ditë, shkruan javanews.al.

Ai kishte nisur aktivitetin e “tregtisë” që prej datës 2 shtator, duke shitur shalqinj për 5 lira (60 cent).

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale u kthye në një mister për policinë, që më në fund ka arritur ta gjejë përmes numrit të regjistruar në provincën e Antalias.

Çmimi i një Lamborghini Aventador në Turqi shkon në rreth 5 milionë lira turke (600 mijë dollarë).

Lexo të tjera